Pas 3 humbjesh rradhazi Vllaznia ka arritur të gjejë rrugën drejt fitores, duke “shpërfytyruar” me rezultain 4 me 0, Teutën e teknikut Edi Martini.
Teuta e nisi mirë lojën dhe u duk se do të kishte një dominim të “durrsakv”, por Vllaznia arriti të gjente golin me aksionin e parë të rrezikshëm, ku gjetën “rrugën” e rrjetës me Hakajn. Ende pa u mbyllur pjesa e parë do të vinte dhe goli i 2-të, ku nga pika e bardhën e penalltisë, Kaina nuk gabon dhe gëzon të tijët.
Një tjetër penallti e fituar, e përkthyer në gol nga Hoxhaj, si dhe kartoni i kuq i Kotobellit, në minutën e 78’, vulosën fatin e kësaj sfide. Në fund, Kaina plotësoi dygolëshin personal për të çuar shifrat në 4-0, duke i dhënë shkodranëve tre pikë të rëndësishme për klasifikimin, teksa kthejnë përsëri në fundin e renditjes skuadrën durrsake. /i.m /abcnews.al