Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Vllaznia fiton me festival golash, Apoloninë e ndëshkon edhe Brdaric

schedule14:50 - 18 Prill, 2021

schedule 14:50 - 18 Prill, 2021

Vllaznia thyen Apoloninë me rezultatin tenistik 6-0 dhe barazon me pikë Partizanin.  Shkodranët nuk u kursyen me fierakët e vendit të fundit, duke shënuar nga tre gola për secilën pjesë.

Treshja e sulmit ishte në formë, teksa fillimisht e zhbllokoi ndeshjen braziliani Victor Da Silva, për t’i lënë radhën Haris Dilaver dhe Ardit Hoxhajt.

Llogaritë me 0-3 ishin mbyllur, por shkodranët nuk u mjaftuan me kaq. Da Silva realizoi një tjetër gol në fillim të pjesës së dytë, ndërkohë që golin e pestë e realizoi djali i trajnerit Thomas Brdaric, Tim Brdaric.

Mbrojtësi debutoi sot në Superiore dhe realizoi. “Vulën” kësaj ndeshjeje ia vuri Ardit Hoxhaj, i cili realizoi edhe golin e gjashtë me një gol me goditje dënimi. /abcnews.al

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 28
E diel, më 18 prill 2021, ora 13:00
APOLONIA-VLLAZNIA 0-6
Shënues:
Da Silva 15’, 52′ Dilaver 23′, Hoxhaj 36′, 89′ Brdaric 82′

APOLONIA: Harizaj, Omeri (Vasilj 46′), Asllanaj, E. Sota, Zoga, Yeboah (Hebeja 35′), Shanaj (Papa 80′), Smaçi, Mihana, Levendi (M. Sota 75′), Gjata. Trajner: Fabrizio Cammarata.
VLLAZNIA: Zogovic (Qarri 76′), Gurishta, Adili (Brdaric 56′), Shehi (Kalezic 56′), Isaevski, Krymi, Imeri (Kalaja 56′), Marku, Hoxhaj, Victor Da Silva (Nya-Vedji 76′), Dilaver. Trajner: Thomas Brdaric.
Kartonë të verdhë: Hebeja 74′ / Krymi 25′, Isaevski 68′, Kalezic 87′

89′ GOOOOOOOOOOOOOOL ARDIT HOXHAJ 

https://streamable.com/91vsnu

82′ GOOOOOOOOOOOOL TIM BRDARIC

https://streamable.com/d89bhv

52′ GOOOOOOOOOOOL DA SILVA

https://streamable.com/jggemx

36′ GOOOOOOOOOOL ARDIT HOXHAJ

https://streamable.com/r0fp38

23′ GOOOOOOOOOOL HARIS DILAVER

https://streamable.com/4bia2q

15′ GOOOOOOOOOOL VICTOR DA SILVA

https://streamable.com/dwfepz

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!