Vllaznia ka arritur të fitojë ndaj Egnatias në Shkodër me rezultatin e ngushtë 2-1.
Pjesa e parë është mbyllur me shifrat e barabarta 1-1, ku i pari që shënoi ishte Bekim Balaj në minutën e 2’ për shkodranët. Barazimi erdhi në minutën e 27’, ku Ndreca shënoi për rrogozhinasit.
Në pjesën e dytë, ishte Gruda i cili shënoi në minutën e 54’ golin e fitores për shkodranët, duke hapur kështu një festë të madhe në “Loro Boriçi”.
Me këtë rezultat, Vllaznia dhe Partizani ndajnë vendin e dytë me 40 pikë, ndërsa Egnatia mbetet ende në krye me 48./h.ll/abcnews.al