VIDEO/ Vllaznia do një malazez për portën, zbulohet identiteti

schedule15:38 - 15 Gusht, 2020

schedule 15:38 - 15 Gusht, 2020

Alen Sherri, Tedi Laçi dhe Andreja Efremov janë larguar nga Vllaznia, që tani po kërkon të gjejë një tjetër portier. Dimitri Stajila është një prej emrave të lakuar për katërkëndëshin e shkodranëve, por dëshira është që të marrin një portier që nuk konsiderohet i huaj.

Kështu po vëzhgohet në Maqedoninë e Veriut, por ende nuk zbulohet ndonjë emër konkret. Në mediat lokale të qytetit të Shkodër flitet edhe për një portier malazez, i cili ka luajtur së fundmi në Azerbajxhan.

Të gjitha rrugët të çojnë te Bojan Zogovic, i vetmi portier malazez në Azerbajxhan. Sezonin e fundit ai ka qenë pjesë e Zira dhe ka luajtur tetë ndeshje si titullar. Malazezi është një portier me eksperiencë të madhe.

31-vjeçari ka luajtur për vite të tëra edhe në Superligën serbe, me ekipe si Backa Panka, Radnicki Nis, Novi Pazar dhe Metalac GM. Tashmë synohet nga Vllaznia dhe mbetet të shihet nëse palët do të gjejnë dakordësinë për të bashkëpunuar mes tyre. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!