VIDEO/ Vizita e Pompeos, takohet me Ramën: Nënshkruhet marrëveshja për gazifikimin e Shqipërisë

schedule09:44 - 16 Maj, 2022

schedule 09:44 - 16 Maj, 2022

Ish-Sekretari amerikan i Shteti, Mike Pompeo ka vizituar për herë të parë Shqipërinë një vizite në kuadër të 100-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-SHBA.

Në pamjet e siguruara nga gazetari Juxhin Mustafaraj shihet kryeministri Rama teksa takohet me Pompeon përpara se ky i fundit të marrë titullin Doctor Honorus Causa.

Gjithashtu, Pompo ishte prezent bashkë me kryeministrin gjatë nënshkrimit të marrëveshjes për deversifikimin e tregut të gazit, një nga çështjet më të debatueshme në Europë, pas nisjes së agresionit rus ndaj Ukrainës. Marrëveshja për gazin, merr një rëndësi strategjike që e kalon hapësirën shqiptare dhe atë ballkanase dhe që lidhet me pavarësinë e Europës nga gazi rus.

Kompania Overgas, ka shprehur interes për t’u furnizuar me gaz përmes Terminalit që do të ngrihet në Vlorë, një projekt me rëndësi të veçantë, i cili po bëhet realitet me kompanitë më të njohura amerikane.

“Është një moment i shënuar për një nga projektet tona më tërëndësishme dhe strategjike që ka të bëjë me gazifikimin e Shqipërisë, duke iu referuar projektit të Termocentralit të Vlorës të pjesës gazifikuese të portit lundrues që do të ndërtohet nëVlorë dhe padyshim të një hapi të madh që ne po hedhim duke e kthyer këtë projekt nga një projekt lokal në një projekt rajonal.” – u shpreh në Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, gjatë ceremonisë së mbajtur me këtë rast.

Me Sekretarin e Shtetit, Mike Pompeo, në një tjetër hap të rëndësishëm drejt përmbushjes së vizionit Shqipëria2030 eksportuese neto e energjisë. Furnizimi me gaz përmes Terminalit të Ri, që do të ngrihet në Vlorë, tanimë po zgjon interesa të shumanshme”, shkruan kryeministri në rrjetet sociale.

Më pas, ish-Sekretari amerikan i Shtetit do të nderohet me titullin “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti i Tiranës. Sakaq Pompeo do të marrë pjesë dhe në konferencën e organizuar me rastin e 100-vjetorit të marrëdhënieve Shqipëri-SHBA, ku ai do të mbajë dhe një fjalë.

/abcnews.al