VIDEO/ Virusi vdekjeprurës që vjen nga Kina, flet mjekja: Rreziku nga koronavirusi, shenjat që shfaq

schedule16:07 - 20 Janar, 2020

schedule 16:07 - 20 Janar, 2020

Rrisni mbikqyrjen ndaj infeksioneve të rënda të rrugeve të frymemarrjes! Sugjerimi vjen nga Organizata Boterore e Shëndëtesise dhe i drejtohet të gjitha shteteve pas konfirmimit për shfaqjen e një lloji të ri të koronavirusit të pa identifikuar më parë tek njerëzit. Instituti i Shendetit Publik deklaron se në Shqiperi rreziku është i ulet ndërsa informon qytetaret në faqen zyrtare.

Nderkohe mjeket shpjegojnë është një nga viruset që qarkullon në ajër. “Më kujton historinë e Sarsit, i njëjti grup është, por jo tipikisht i njëjtë. Eshtë nje virus i ri”, thotë mjekja infeksioniste Gjeorgjina Kuli, teksa sqaron se “janë visurse që merren nga ajri që kanë burim jo vetëm njerëzit por edhe kafshët. Shenjat që shfaq janë koll, temperaturë dhe vështirësi në frymëmarrje, që janë vështirë të dallohen klinikisht nga një pneumoni”, tha ajo.

Shenjat e zakonshme perfshijne kolle, veshtiresi ne frymemarrje ne rastet me te renda pneumoni e deri ne humbje jete. Mjekja thotë se duhet të mos qendrojmë gjatë në ambiente të mbyllura, të lajmë shpesh duart dhe masa të tjera të higjienës. “Konsumimi i krudove është gjithashtu risk”, shtoi ajo.

Prej ketij virusi në Kine tre persona kanë humbur jetën ndërsa çdo ditë po shtohet numri i të infektuarve. Koronavirusi mund të transmetohet përmes kontaktit të ngushtë me një person të infektuar. Ndërkohe Kina është partneri i dyte tregtar i Shqipërisë ndërsa shumë familje kineze zhvillojnë jetën mes vendit tonë dhe vendit te tyre./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!