VIDEO/ Video-loja e re e boksit, tani shqiptarët mund të zgjedhin Florian Markun

schedule20:40 - 8 Prill, 2021

schedule 20:40 - 8 Prill, 2021

Florian Marku po kalon një moment shumë të mirë në karrierën e tij si boksier profesionist. Ecuria e mirë sportistit shqiptar ka sjellë vëmendjen e njerëzve më të fuqishëm të biznesit të boksit profesionist.

Fitoret e njëpasnjëshme të boksierit lushnjar janë shpërblyer me një vend në video-lojën “e-Sport Boxing Club”.

Marku do të jetë një ndër dhjetëra boksierët që fansat anembanë botës do të kenë mundësi të zgjedhin për të boksuar virtualisht.

Video-loja e prodhuar nga studio amerikane “Steelworks” pritet të dalë në treg gjatë muajve të verës në platformat PS4,PS5, Xbox One dhe PC. /abcnews.al