Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Vendos gafa e Alban Hoxhës, Teuta mund Partizanin, VAR akordon penallti historike

schedule21:47 - 10 Shtator, 2021

schedule 21:47 - 10 Shtator, 2021

Teuta e ka nisur në mënyrën më të mirë mbrojtjen e titullit kampion. Durrsakët kanë mundur minimalisht 1-0 Partizanin në sfidën hapëse të Kategorisë Superiore.

Goli i vetëm i takimit u shënua në minutën e 18 nga Gorgiev, që përfitoi nga një gabim i portierit të Partizanit, Alban Hoxha. Ky i fundit në tentativë për të larguar topin e përplasi tek sulmuesi i Teutës me topin që përfundoi në rrjetë.



Kjo ndeshje do hyjë në histori për futbollin shqiptar, pasi për herë të parë u aplikua sistemi VAR që madje vendosi për një penallti në favor të Partizanit.

Por Junior nuk u tregua i saktë duke e dërguar topin jashtë. Kështu Teuta merr tre pikët e para në kampionat, ndërsa Partizani nuk e nis ashtu si do dëshironte edicionin e ri. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!