VIDEO/ Vendos dygolëshi i Muriel, Atalanta e Gjimshitit rikthehet te fitorja

schedule16:54 - 31 Tetor, 2020

schedule 16:54 - 31 Tetor, 2020

Atalanta rikthehet te fitorja në kampionat pas dy ndeshjeve me humbje. Ekipi i Gian Piero Gasperinit triumfoi 1-2 në fushën e Crotones dhe renditet përkohësisht në vend të dytë me 12 pikë, një më pak se Milani kryesues.

Luis Muriel ishte heroi i zikaltërve me dy golat e shënuar në pjesën e parë. Sulmuesi kolumbian gjeti rrjetën dy herë brenda 12 minutave, duke shfaqur cilësitë e tij më të mira në të dy rastet. Vendasit rihapën takimin në minutën e 40-të me anë të nigerianit Simy.

Fraksioni i dytë nuk dhuroi më emocione, teksa munguan rastet nga të dy skuadrat. Trepikësh i rëndësishëm për Atalantën e Berat Gjimshitit (mbrojtësi i kombëtares e zhvilloi ndeshjen të plotë), ndërsa vendasit mbetën në vend të fundit me 1 pikë. /abcnews.al

Serie A, java e gjashtë
Crotone-Atalanta 1-2
(Simy 40′ / Muriel 26′, 38′)