Vllaznia ka marrë një fitore të rëndësishme në shtëpi ndaj Teutës me rezultatin 2-0.
Pjesa e parë është mbyllur me dy golat e Bekim Balaj. Të parin, në minutën e 16’, sulmuesi shënoi me kokë pas një goditje këndi. Të dytin, Balaj e shënoi në minutën e 42’ nga pika e bardhë e penalltisë.
Edhe pse pjesa e dytë pati disa raste, shifrat mbetën të njëjta dhe Vllaznia merr tre pikë me vlerë. Me këtë fitore, shkodranët ngjiten në veind e tretë me 8 pikë, ndërsa Teuta ndodhet në vendin e tetë me 4 pikë./h.ll/abcnews.al