Atletico Madrid reagoi pas humbjes në Bilbao, shfrytëzoi gafën e Barcelonës dhe konfirmohet në krye të kampionatit spanjoll pas suksesit të vuajtur 0-1 në fushën e Elche. Goli i fitores erdhi nga Marcos Llorente.
FINAL #ElcheAtleti 0-1
¡El @Atleti gana y se distancia como LÍDER de #LaLigaSantander con 76 puntos! ?#ResultadosLS pic.twitter.com/1Ip27Fj9fj
— LaLiga (@LaLiga) May 1, 2021
Ishte mesi i pjesës së parë, VAR-i kishte anuluar një gol të Luis Suarez pak minuta më parë, dhe Yannick Carrasco dhuroi “show” në krahun e majtë të sulmit të ekipit mik.
Belgu dhuroi një asist në zonë dhe Llorente e dërgoi topin në rrjetë, edhe falë një devijimi të një lojtari vendas. Goli i 12 sezonal për 26-vjeçarin. Ekipi i Simeones menaxhoi avantazhin deri në minutat e fundit, që ishin drithëruese.
#LaLiga | ¿La suerte del campeón?
Se salvó Atlético de Madrid en la hora tras el penal fallado de Fidel para Elche pic.twitter.com/97qv0OK0eM
— En el VAR (@EnElVar) May 1, 2021
Elche fitoi një penallti pas prekjes së topit me dorë të një lojtari të Atleticos. Ekzekutimin e mori përsipër Fidel, goditja e të cilit përfundoi në shtyllë. Atletico me fat, 76 pikë në renditje dhe pesë më shumë se dyshja Real-Barcelona, që kanë luajtur një ndeshje më pak. /abcnews.al