Dy gola brenda 6 minutave në sfidën PSG-Barcelona. Dy skuadrat po përballen në “Parc des Princes” për një biletë në çerekfinalet e Champions League, teksa ekipi i Pochettinos ka fituar 4-1 takimin e parë.
Katalanasit po luanin më mirë, por golin e gjeti PSG pas gjysmë ore lojë. Lenglet shkeli Mauro Icardin dhe arbitri kryesor akordoi penallti pasi kërkoi ndihmën e teknologjisë VAR.
https://streamable.com/najp45
Ekzekutimin e mori përsipër Kylian Mbappe. Ylli francez u tregua i saktë përballë Ter Stegen, dërgoi topin në rrjetë dhe kaloi vendasit në avantazh.
https://streamable.com/nm09bh
Gjithsesi, katalanasit reaguan menjëherë me anë të Leo Messit. Eurogol i kapitenit, i cili dhuroi spektakël me sallaken e tij. Barazim 1-1 në Paris.
https://streamable.com/t6c8ui
Në minutat shtesë të pjesës së parë, Barcelona pati një shans të artë për të kaluar në avantazh. Penallti për djemtë e Koeman, por Keylor Navas priti goditjen e Leo Messit, me topin që u përplas në traversë dhe u rikthye në lojë. /abcnews.al