VIDEO/”Vajza tre ditë me temperaturë s’dija ku ta çoja”, Laçi mbetet pa shërbim mjekësor

schedule13:45 - 16 Janar, 2020

schedule 13:45 - 16 Janar, 2020

Që nga termetit i 26 nëntorit, qyteti i Laçit dhe fshatrat përreth kanë mbetur pa shërbim mjekësor. Për gjithë bashkinë funskion vetëm urgjenca që është zhvendosur në ambientet e kishës. Vetë qytetarët ankohen për cilësinë e shërbimit.

Pas dëmtimit të spitalit të Laçit nga tërmeti, shërbimi i Urgjencës vijon të funksionojë në ambientet e qendrës sociale të një kishe. Po të sëmurët po sorollaten pasi jo të gjithë kanë informacion për transferimin e shërbimit në këtë kishë. Një grua nga Sanxhaku shprehet se “jemi sorollatur se nuk e dinim ku ishte vendosur urgjenca. Kam ardhur nga Sanxhaku me vajzën që ka 3 ditë me temperaturë. Shërbimi këtu është i dobët, vajza ka dalë me infeksion por nuk kanë dalë ende përgjigjet e analizave”.

Edhe një prej mjekëve të kësaj urgjence e ka të qartë që shërbimet mjekësore duhet të jenë të grumbulluara në një ambient dhe jo të shpërndahen.

“Kushtet e urgjencës janë optimale, por dihet se në një spital shërbehet më mirë”, tha mjeku.

Drejtuesit e kësaj kishe janë treguar vërtet humanë pasi ky është dhe misioni i tyre dhe aktivitetin e kanë spostuar në dy çadra. Ndërsa qytetarët dhe as vetë mjekët nuk kanë asnjë informacion se kur do të shembet spitali i dëmtuar dhe kur do të nisë puna për ndërtimin e të riut. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!