VIDEO/ United mposht Tottenham, “Djajtë” blindojnë vendin e dytë

schedule19:24 - 11 Prill, 2021

schedule 19:24 - 11 Prill, 2021

Manchester United është kthyer në versionin e tij më të mirë dhe ka arritur të mposhtë sot Tottenhamin e Jose Mourinhos me shifrat 1-3. Londinezët shënuan të parët me Heung-Min Son në minutën e 40. “Djajtë e Kuq” u rikthyen në pjesën e dytë. Fillimisht barazoi Fred në minutën e 57.

Më pas përmbysjen e plotësoi Edinson Cavani në minutën e 79. Skuadra e Olle Gunnar Solskjaer shënoi edhe golin e 1-3 me Greenwood në minutat shtesë, kur Tottenham po mundohej të barazonte.

Me këtë triumf United renditet në vendin e dytë me 63 pikë, 11 më pak se City kryesues dhe 7 më shumë se Leicester ndjekës. Ndërkohë Tottenham shkëputet nga gara për Europa League. Londinezët renditen të shtatët me 49 pikë. /abcnews.al