VIDEO/ Si përfundoi historia e Emiljanos, a u dënuan keqtrajtuesit e tij? Ndiqeni në Piranjat

schedule22:35 - 20 Nëntor, 2022

schedule 22:35 - 20 Nëntor, 2022

Piranjat në Abc të moderuar nga Arilena Ara dhe Florjan Binaj na kanë dhënë këtë të diel një lajm të bukur, pasi historia e 13-vjeçarit Emilano i cili mbahej forcërisht në malet e Delvinës për të punuar si bari, ka marrë fund.

Por duhet theksuar se ashtu siç në fund të lumtur ka një rrugë të gjatë peripecish, dramash dhe vuajtjesh.

Pasi Piranja jonë Ledjona Xheladinaj u njoh me rastin udhëtoi drejt maleve të Delvinës ku kontaktoi me Gëzim Gjinin të moshuarin që akuzohej nga vetë Emiljano se e dhunonte dhe e shfrytëzonte për punë.

I moshuari fillimisht mohoi gjithçka në lidhje me këtë rast, por më pas pranoi por duke thënë se të miturin aty ia kishte sjellë gëzim Sinaj, të cilët nuk i lidhte vetëm emri, por dhe dhuna ndaj të miturve, pasi Gëzimi i dytë akuzohet edhe si përdhunues i motrës së minorenit.

Piranjat arritën që ta marrin Emiljanon nga duart e Gëzim Gjinit, dhe ta dërgojnë në shtëpinë e xhaxhit dhe gjyshit të tij.

Lumturia e Emiljanos nuk zgjati shumë, pasi ai u detyrua të shkojë në komisariatin e Sarandës p[asi aty ndodhej nëna e tij dhe Gëzim Sinaj, personi i cili e kishte dërguar në ma dhe i mbante lekët e rrogës, i njëjti që abuzonte seksualisht edhe me motrën e tij.

Ngjarja bëhet edhe më e rëndë kur në lojë hyn dhe djali i Gëzim Gjinit, Fatos Gjini, i cili është polic dhe ushtron presion mbi xhaxhain e Emiljanos që të tërheqin akuzën për dhunë.

Por me Piranjat në lojë dhe Ledjonën që nuk i lë gjë pa shpëtuar, dy Gëzimat nuk do mbeteshin pa e pësuar, edhe pse disa nga akuzat janë harruar rrugës. Gëzim Sinaj arrestohet brenda në komisariat, por vetëm me akuzën e abuzimit seksual, ndërsa ëzim Gjini vetëm me akuzën e keqtrajtimit të të miturit dhe jo atë të shfrytëzimit.

Megjithatë duhet thënë se pavarësisht të gjithave Emiljano më në fund ka një familje të ngrohtë ku sot jeton, dhe vijon shkollën normalisht si gjithë bashkëmoshatarët e tij.