VIDEO/ “Unë jam p*** i p*** të s*mës”, gruaja-burrit: Do ta marr shpirtin, ti je një plehrë

schedule07:15 - 8 Qershor, 2022

schedule 07:15 - 8 Qershor, 2022

“Piranjat” në Abc të moderuar nga Arilena Ara dhe Florian Binaj, këtë të martë kanë sjellë një histori krejt të pazakontë.

Brendoni nga Saranda i ka kërkuar ndihmë “Piranjave” për të shpëtuar nga duart e hekurta të ish-bashkëjetueses së tij.

Siç dëgjoni dhe në video Brendoni ndihet krejt i pambrojtur nga dhuna verbale, të sharat pa fund por dhe shpullat që i vijnë herë pas herë nga ish-bashkëjetuesja e tij.

Brendoni tregon se pas 6 vitesh bashkëjetese u largua nga gruaja, pasi kjo e fundit ushtronte dhunë mbi të, por dhe dhunë verbale mmbi punonjësit e lokalit.

Pas ndarjes nga gruaja e parë, brendoni lidhet me një tjetër, e cila është me origjinë nga Greqia.

Duket se kjo lidhje nuk i ka pëlqyer aspak zonjës së parë, e cila kthehet në lokal, dhe dhunon Brendonin por edhe bashkëshorten e tij të re, duke i hedhur raki në fytyrë.

Ajo që tërheq më shumë vëmendje, është se nga fillimi e deri në fund të komunikimit, zonja nuk i heq nga goja fjalët më të ndyra që mund të gjesh në fjalorin shqiptar, madje herë pas here merr borxh edhe nga fjalori grek.

/T.H/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!