VIDEO/ Ukrainasit armatosin popullsinë, ish-presidenti del me kallash në duar

schedule13:59 - 25 Shkurt, 2022

schedule 13:59 - 25 Shkurt, 2022

Pas vendimit të Parlamentit për të armatosur civilët në Ukrainë, disa kamionë me armë kanë qarkulluar rrugëve të kryeqytetit duke shpërndarë armë. Mes atyre që po shpërndajnë armë është edhe ish-Presidenti Petro Poroshkenko, i cili në një lidhje Live me CNN tregon edhe “arsenalin” që kanë momentalisht aty.

Kemi kallashnikovë, pistoleta, dhe armë të tjera të lehta”, shprehet ai duke marrë në dorë një automatik.

Autoritetet ukrainase raportuan se forcat speciale të Rusisë janë në periferi të qytetit të Kievit tashmë duke synuar marrjen e qendrës dhe godinave qeveritare që do t’i jepte fund luftës dhe do të mundësonte ndryshimin e qeverisë, që gjë ata duan sipas ekspertëve të sigurise amerikane.

Lufta vijon intensive në jug të vendit ku forcat ruse kanë hyrë nga Krimea, në veri-lindje pranë Kharkivit dhe përreth Kievit krahas lindjes.

Situata duket shumë serioze në jug ku rusët kanë infiltruar nga Krimea dhe tani synojnë të marrin qytetet më në veri, por ukrainasit janë duke vepruar në atë mënyrë që t’u shkaktojnë shumë dëme.

Sëfundmi, ushtria ukrainase ka shkatërruar tërësisht një autokolonë të forcave ruse që po futej nga Krimea për në brendësi të vendit. Ekspertët e sigurisë e cilësojnë këtë një “taktikë partizane”, sipas të cilët lihet të kalojnë forcat e para dhe shkatërrohen furnizimet dhe mbështetja nga pas duke ia bërë të pamundur mbijetesën të parëve.

Ndërkohë që ndodh kjo, të dyja pakët kanë bërë thirrje për negociata. Rusët shprehen se do të pranojnë të negociojnë me ukrainasit me kushtin që të pranojnë neutralitetin dhe të dorëzojnë armët. Nga ana tjetër, Zelensky shprehet se do të negocionin me rusët që t’i jepnin fund agresionit.

Plani i rusëve për të kapur Kievin

Dhe një burim në kundërzbulimin ukrainas ka thënë në uebsajtin “Ukrainska Pravda” detaje të planit të Rusisë për të marrë kontrollin e Kievit dhe vendit. Gjithçka është e pakonfirmuar, por sipas asaj që ukrainasit raportojnë, Rusia kërkoj të:

-Kapë një aeroport të madh të Kievit dhe të marrë kontrollin e trafikut ajror për të lejuar 10,000 trupa të zbarkojnë, duke shpërqendruar ushtrinë me sulmet në kufi;

-Të sabotojë energjinë elektrike dhe komunikimet e Kievit për të shkaktuar panik;

-Provokoni një eksod të refugjatëve për të parandaluar lëvizjen e forcave të armatosura ukrainase;

-Të marrë ndërtesat qeveritare duke përfshirë kabinetin dhe parlamentin dhe kapë udhëheqjen shtetërore, duke i detyruar ata të nënshkruajnë një marrëveshje me kushtet e Rusisë;

-Të sjellin një udhëheqës pro ruse në krye dhe ta ndajnë Ukrainën në dy pjesë, në modelin e Gjermanisë Lindore dhe Perëndimore.

Qindra të vdekur

CNN raporton se rusët nuk janë duke përdorur ende të gjithë forcën duke u fokusuar në veprime taktike, megjithatë duket se ditën e parë lufta ka marrë qindra jetë. Ukraina raportoi për 137 ushtarë të vrarë përveç civilëve të vdekur nga bombat ruse, ndërsa mbrëmë Rusia tha se një avion transporti i tyre ishte rrëzuar brenda territorit rus duke vrarë të gjithë personat në bord.

Për t’iu përgjigjur agresionit rus, ukrainasit kanë lëshuar të paktën një raketë “Tochka U” në drejtim të aeroportit ushtarak të Rostovit duke shkaktuar dëme të mëdha materiale atje.

Ndërkohë, rusët duket se janë shumë pranë Kievit, pasi të shtënat dëgjohen në rrugët e qytetit. Lufta vijon për marrjen e kontrollit të aeroportit strategjik të Hostomelit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!