Mbrëmjen e sotme janë publikuar pamjet me dron që tregojnë lëvizjet e grupit terrorist serb, teksa lëvizin nga Manastiri i Banjkës të Zveçanit, drejt maleve.
Rreth 30 persona, të maskuar dhe të armatosur, shihen teksa lëvizin në manastir pak kohë pasi kishin qëlluar për vdekje, rreshterin, Afrim Bunjaku dhe plagosur dy efektivë të tjerë.
Pamjet janë publikuar nga agjencia “Associated Press”.
Pasi lëvizin nëpër manastir në këmbë dhe me automjete të blinduar, shihen edhe teksa marrin malin në këmbë.
Në këtë ngjarje, përpos një polici të vrarë dhe dy të tjerë të plagosur, u vranë nga policia e Kosovës, 4 terroristë, u arrestuan 6 dhe u plagosën 3./abcnews.al