Kryeministri Rama ka njoftuar ditën e sotme prishjen e disa banesave në Shijak.
Pallatet të cilat janë shembur janë 18 të cilat ndodhen në zonën e Luginës në Shijak. Lkëto banesa ishin dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit i vitit të shkuar.
Në total në Shijak do të shemben 30 pallate, prej të cilëve 18 prej tyre janë në zonën e Luginës.
“SHIJAK – NIS OPERACIONI I RINDËRTIMIT ME PRISHJEN E GODINAVE TË DËMTUARA TË BANIMIT NË 26 NËNTOR, QË I HAP RRUGËN NDËRTIMIT NGA THEMELET TË NJË LAGJEJE TË RE ME STANDARTE TË LARTA BANIMI NË KOMUNITET”, shkruan kryeministri.
Shembja e banesave është bërë me fadroma dhe jo me shpërthim të kontrolluar, ndërsa i pranishëm ka qënë edhe kryeministri Edi Rama, i cili ka inspektuar nga afër punimet.
Rama shoqërohej nga ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj dhe kryebashkiaku Elton Arbana.
Në total në Shijak janë dëmtuar 10600 banesa, 2900 prej të cilave do të rindërtohen nga e para./abcnews.al