HIMARË– Shërbimi zjarrfikës në Himarë ka shpëtuar dy turistë të huaj që kishin humbur në Gjipe.
Shërbimi zjarrfikës mori njoftim në orën 18:00 për dy turistë belgë, të cilët kishin mbetur të bllokuar në kanionet e Gjipesë.
Falë ndërhyrjes së shpejtë u bë e mundur nxjerrja e turistëve pa dëmtime trupore. Në këtë operacion kërkim-shpëtimi morën pjesë 12 efektivë, ndërsa publikuan video nga kërkimi i tyre në kanionet e Gjipesë./ abcnews.al