VIDEO/ Turqia tronditet përsëri nga një tërmet i fuqishëm

schedule22:20 - 20 Shtator, 2020

schedule 22:20 - 20 Shtator, 2020

Pak minuta më parë, qendra e Turqisë u lëkund nga një goditje sizmike me magnitudë 5.1  i shkallës Rihter.

Sipas asaj që raporton EMSC, epiqendra e tërmetit ka qenë 19 km në veri-lindje të qytetit Emirgazi, ndërsa është ndjerë edhe në zona të tjera.

Thellësia e lëkundjeve ka qenë 5 km.

Mediat turke nuk raportojnë për dëme materiale apo në njerëz, ndërsa ky është tërmeti i radhës që godet Turqinë brenda disa muajsh ku nuk kanë munguar as viktimat./abcnews.al