VIDEO/ “Turp, komedi si gjithmonë”, Flamurtari e ka me Kridens Metën

schedule09:51 - 4 Qershor, 2020

schedule 09:51 - 4 Qershor, 2020

Flamurtari pësoi një tjetër humbje, këtë herë kundër Vllaznisë me rezultatin 1-3. Vlonjatët janë me një këmbë në Kategorinë e Parë, ndërkohë që humbja me shkodranët djeg.

Në Vlorë kanë pretendime për gjykimin, teksa mendojnë se nuk u është dhënë 11-metërsh, si dhe ai që u akordua për Vllazninë nuk ishte i saktë.

https://www.instagram.com/p/CA_Bxf6HA3d/?igshid=1e6n0f6lvy4sn

“Dhe turpi vazhdon. E njëjta histori, të njëjtët aktorë, si gjithmonë komedi. Shikoni pamjet dhe gjykoni. Kontakti i parë është kundër Hoxhës, por Meta gjithmonë i gatshëm të respektojë ekipet që luajnë kundër Flamurtarit. Ndeshja ishte 0:0”, shkruajnë vlonjatët.

Një qëndrim në rrjetet sociale e ka mbajtur edhe sulmuesi Ardit Hoxhaj, i cili shkruan: “Rikthehemi të luajmë mes mijëra problemeve, por as kjo pandemi si ka ndryshuar arbitrat nr gabimet kundër Flamurtarit. Loja 0-0, vjen një penallti dhe të prish lojën. Gjykojeni vetë, lojtari i Vllaznisë ka shkelur mbi këmbën time”. /abcnews.al