VIDEO/ Tuci gol në fitoren e Lokomotivës, Arbër Zeneli realizon nga këndorja

schedule16:40 - 13 Dhjetor, 2020

schedule 16:40 - 13 Dhjetor, 2020

Lokomotiva e Zagrebit rikthehet te fitorja pas 11 ndeshjesh. Triumf me përmbysje për ekipin kroat në shtëpi 2-1 kundër Slaven Belupo. Indrit Tuci realizoi golin e barazimit për vendasit në minutën e 51′, pas një goditje shumë të bukur me kokë.

Goli i tretë sezonal në kampionatin kroat për sulmuesin 20-vjeçar të Shqipërisë U21, teksa Lokomotiva, që e ka nisur shumë keq këtë sezon, mori tre pikë të rëndësishme sot.

Eurogol i Arbër Zenelit në Ligue 1. Ylli dardan i Reims realizoi nga goditja e këndit në sfidën jashtë fushe me Brest. Ishte minuta e 65-të, kur 25-vjeçari dhuroi spektakël me golin e shënuar.

Goli i parë në kampionatin francez për Zenelin, por, për fat të keq, perla nuk shërbeu aspak pasi vendasit fituan takimin me rezultatin 2-1. /abcnews.al