VIDEO/ Tronditet Dortmund e Gjermania, sulmuesi dëmtohet para botërorit “Katar 2022”

schedule18:26 - 17 Shtator, 2022

schedule 18:26 - 17 Shtator, 2022

Një lajm aspak i mirë për Borussia Dortmund dhe Gjermaninë ëhstë ia i dëmtimit të sulmuesit, Marco Reus.

Gjermani u dëmtua në sfidën ndaj Schalke në sfidën e javës së 7-të të Bundesligës, takim që u fitua nga verdhezinjtë 1-0.

Në minutën e 32-të Reus u dëmtua, ndërsa u detyrua të dilte nga fusha e lojës me barrelë. Nuk dihet akoma se cila është shkalla e dëmtimit të sulmuesit, por kjo u shkakton jo pak dhimbje stafit të kombëtares gjerman, pak para fillimit të botërorit “Katar 2022”.

Mjaft i pafat 33-vjeçari, i cili jo rrallëherë ka pësuar dëmtim para kompeticioneve të rëndësishme. Reus numëron 48 paraqitje me Panzerat, ku ka shënuar 15 gola. /f.a/abcnews.al