SHKODËR- ABC News ka siguruar momentin e vendosjes së lëndës eksplozive në portën e e banesë së gjyqtarit Tonin Sterkaj në Shkodër.
Në pamje shfaqet autori që i afrohet banesës së gjyqtarit, i cili mban veshur një xhup të zi, maskë dhe doreza të bardha.
Fatmirësisht nga shpërthimi nuk pati persona të lënduar, ndërsa grupi hetimor po kalon në sitë të gjitha detajet për këtë akt kriminal.
Gjyqtari Sterkaj aktualisht ruhet nga efektivë të Gardës së Republikës./ n.m.abcnews.al