VIDEO/ Tre të vdekur, dalin pamjet e sulmit terrorist në Francë

schedule10:32 - 29 Tetor, 2020

schedule 10:32 - 29 Tetor, 2020

Franca është tronditur nga një sulm me thikë në Nice, nga i cili kanë mbetur të vdekur tre persona, ndërsa u plagosën disa të trjerë.

Në rrjetet sopciale kanë filluar trë qarkullojnë pamje nga momenti i sulmit si edhe ndërhyrja e policisë për të neutralizuar autorin.

Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur brenda një katedraleje ku paraprakisht dyshohet për një sulm terrorist.

Mediat lokale bëjnë me dije se viktimat janë dy gra dhe një burrë.

Ndërkohë kryebashkiaku i qytetit, Christian Estrosi, përmes një postimi në Twitter e ka cilësuar sulmin në katedrale terrorist.“Unë konfirmoj se gjithçka që ndodhi mund të jetë një sulm terrorist në Bazilikën e Notre-Dame de Nice”, shkruan ai.

Policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur. /abcnews.al