Kryeministri Edi Rama, e ka nisur ditën duke ndarë në rrjetet sociale, disa pamje nga puna në kantierin pranë Urës së Bunës.
Aty po ndërtohet moli i tretë, pas atij në Zogaj dhe Shirokë, si pjesë e projektit të madh për transformimin e hyrjes së Shkodrës.
Rama shkruan se ky projekt do ta kthejë këtë pjesë të qytetit në një nga zonat urbane me të bukura në vend.
Postimi i plotë:
MIRËMËNGJES ?
dhe me këto momente pune në kantierin pranë Urës së Bunës ku po ndërtohet moli i tretë, pas atij në Zogaj dhe Shirokë, si pjesë e projektit të madh për transformimin e hyrjes së Shkodrës, që do ta kthejë këtë pjesë të qytetit në një nga zonat urbane më të bukura në vend, ju uroj një ditë të bukur? /abcnews.al