VIDEO/ Trafik i rënduar në aksin Thumanë -Fushë Krujë

schedule20:37 - 1 Nëntor, 2020

schedule 20:37 - 1 Nëntor, 2020

Aksi rrugor Thumanë-Fushë Krujë ka pasur fluks të automjeteve pasditen e së dielës.

Pjesa më e madhe e mjeteve udhëtojnë nga Thumana drejt Fushë Krujës ndërsa shpesh herë ky aks bllokohet pranë rrethrrotullimit pasi është me një kalim.

Në këtë segment rrugor, ndonëse trafiku është i rënduar nuk është vënë re asnjë efektiv policie ndërsa radha e automjeteve ka shuar në disa kilometra.

Kujtojmë se trafik i ngjashëm me këtë ndodh vetëm në stinën e verës ku dhe fluksi i pushuesve është i lartë.

n.d./abcnews.al