VIDEO/ Tmerroi Erling Haaland, dëmtimi i frikshëm i talentit të Borussia Dortmund

schedule11:58 - 2 Maj, 2021

schedule 11:58 - 2 Maj, 2021

Borussia Dortmund luajti dje ndeshjen gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë dhe arriti një fitore të thellë ndaj modestëve të Holsten Kiel me shifrat e thella 5-0.

Gjithsesi “manita” nuk u festa edhe aq shumë nga verdhezinjtë për shkak se gjatë ndeshjes talenti Mateu Morey pësoi një dëmtim të frikshëm dhe u dërgua menjëherë në spital.

21-vjeçari gjatë kohës që ndiqte një kundërshtar, vendosi këmbën keq në fushë dhe gjuri i tij mori përkulje në krahun e kundërt, duke i shkaktuar lëndime të rënda 21-vjeçarit.

Në stol ishte edhe Erling Haaland, që ishe i vëmendshëm në atë që ndodhte në fushë dhe pas direkt edhe skenën e dhimbshme, teksa u tmerrua nga dëmtimi i shokut të tij. /abcnews.al