VIDEO/ Tjetër Juve në Champions, Alex Sandro “pickon” Malmon

schedule21:23 - 14 Shtator, 2021

schedule 21:23 - 14 Shtator, 2021

Juventusi e ka nisur në mënyrën më të mirë trasnfertën ndaj Malmo në ndeshjen e parë të Champions League.

Skuadra e Allegrit duket me tjetër fytyrë sonte në krahasim me ndeshjet e Serie A dhe ka gjetur shumë shpejt golin me mbrojtësin Alex Sandro.

Braziliani ka tundur rrjetën pas një aksioni të krijuar nga krahët, duke devijuar me kokë sferën, që përfundoi në rrjetë. /abcnews.al