VIDEO/ Tirana mposht Kukësin, verilindorët “zhyten” në renditje

schedule17:59 - 18 Shtator, 2023

schedule 17:59 - 18 Shtator, 2023

Tirana ka marrë një tjetër fitore tepër të rëndësishme në “Kukës Arena” përballë Kukësit me rezultatin 1-2.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-0, edhe pse pati raste për gol. Në pjesën e dytë, ishte Tirana ajo e cila hyri në fushë me një synim të përforcuar. Në minutën e 52’, Hila u gjend brenda zonës pas një goditje nga këndi dhe një rrëmuje brenda zonës, duke qenë në vendin e duhur dhe duke shënuar golin e avantazhit.

Më pas, rastet ishin të shumta nga të dyja skuadrat, me Tiranën që kërkonte golin e dytë dhe Kukësin që tentonte barazimin.

Shpresat për verilindorët u shuajtën në minutën e 82’, pasi Doka shënoi golin e dytë për kryeqytetasit.

Kukësi arriti të shënonte golin e nderit në minutën e 98’ të sfidës me anë të Beshiraj falë një super goditjeje.

Me këtë fitore, Tirana mbetet në vendin e parë në kuotën e 10 pikëve, ndërsa Kukësi ende nuk gjenë fitoren e parë në kampionat pasi renditet e fundit me 0 pikë./h.ll/abcnews.al

Shikoni golin e parë të Tiranës

Shikoni golin e dytë të Tiranës

Shikoni golin e Kukësit