Janë mbyllur sfidat e dy ekipeve të kreut, Tiranës dhe Kukësit. Ekipi bardheblu ka fituar me rezultatin e pastër 0-2 kundër Flamurtarit. Një autogol nga Vrapi në minutën e 34-ët, zhbllokoi sfidën. Ngoo bën gjithçka mirë dhe arrin të pasojë në qendër, aty ku mbrojtësi i Flamurtarit ishte i pafat dhe e devijoi topin në portën e tij.
Edhe Flamurtari, edhe Tirana, kishin rastet e tyre për të gjetur rrjetën, por nuk ia dolën. Cobbinah shënoi dhe golin e dytë për Tiranën, në sekondat e fundit të sfidës. Ismajgeci del mirë nga e majta dhe pason në qendër për Cobbinah, i cili shënon golin e dytë me të majtën.
Ndërsa në takimin tjetër mes Kukësit dhe Vllaznisë në Elbasan Arena, nuk pati gola. Rastin më të pastër të sfidës e pati sulmuesi kryesor i Kukësit, Vasil Shkurtaj, i cili pak metra larg portës, nuk ia doli të shënojë. Orges Shehi debuton me barazim në krye të Kukësit, por distanca me Tiranën po shtohet.
KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 25
E mërkurë, më 4 mars, ora 17:00
Kukësi-Vllaznia 0-0
Flamurtari-Tirana 0-2
Vrapi 34’ (aut.), Cobbinah 90+1′