Tifozët e klubit holandez të Feyenoordit duket se nuk janë të qetë dhe tashmë, gazetarja Xhensila Kodra raporton për abcnews se ata janë mbledhur në një grup prej 200 vetash duke u përplasur me policinë shqiptare.
Bëhet me dije se në rrugën “ Mustafa Matohiti” janë mbledhur këta tifozë, ku të cilët janë përplasur me policinë dhe njëri prej uniformave blu ka mbetur i plagosur.
Policia i ndaloi duke i kthyer mbrapa pasi ata ishin nisur për në stadiumin “Air Albania”, aty ku ndodheshin tifozët e Romës./h.ll/abcnews.al