Leo Messi ka zbarkuar në kryeqytetin francez. Tifozët e PSG kanë dalë për të pritur futbollistin e madh, i cili do të luajë për dy sezone (2+1) me ekipin e tyre të zemrës (do të përfitojë 35 milion euro në sezon + bonuset).
34-vjeçari i dha fund aventurës 21-vjeçare me Barcelonën dhe është gati të luajë me klubin e dytë në karrierë. PSG zyrtarizoi afrimin e tij me anë të një videoje të postuar në rrjetet sociale.
https://streamable.com/pj360f
Të shumtë tifozët e PSG-së në aeroport. Entuziazëm i madh dhe kore për Leo Messin, ndërsa ky i fundit, i cili ka veshur një bluzë me mbishkrimin Paris në të, i përshëndet të gjithë teksa shijon pamjen dhe atmosferën fantastike. /abcnews.al