VIDEO | Tifozët e Los Angeles mbushin aeroportin, Chicharito pritet si hero

schedule20:35 - 23 Janar, 2020

schedule 20:35 - 23 Janar, 2020

Los Angelos Galaxy zgjodhi pasardhësin e Zlatan Ibrahimovic dhe arriti akordin me Javier Hernandez. Sulmuesi i njohur meksikan u largua nga Sevilla dhe firmosi me ekipin amerikan, aty ku do të përfitojë 6 milion dollar në vit duke u bërë lojtari më i paguar në MLS.

31-vjeçari është një goleador i famshëm dhe ka shënuar në çdo ekip ku është aktivizuar. Chicharito numëron edhe 52 gola të realizuar me Meksikën e tij në 109 ndeshje të zhvilluara.

Ardhja e tij ka rritur entuziazmin e tifozëve të Los Angelos dhe këta të fundit kanë mbushur aeroportin për t’i dhuruar një pritje të jashtëzakonshme. Sulmuesi do të debutojë me 29 shkurt me ekipin e ri në ndeshjen kundër Houston Dynamo. /abcnews.al