VIDEO/ “Ti je baba jonë, të rujt i madhi Zot”: Qytetarja nga Durrësi mallëngjehet nga prania e Ramës

schedule11:47 - 3 Dhjetor, 2019

schedule 11:47 - 3 Dhjetor, 2019

Ndërkohë që po takonte qytetarët e Durrësit gjatë ditës së djeshme, kryeministri Rama u përball edhe me një zonjë e cila nuk e kurseu mallëngjimin që ishte në prani të të parit të qeverisë.

“Ai është baba jonë”, tha qytetarja teksa Rama debatonte me një grua tjetër që i kërkonte llogari për lejet e ndërtimit pa kriter të lëshuara nga Vangjush Dako.

Teksa Rama i thoshte largohu gruas që kërkonte llogari për lejet e Dakos, qytetarja vijoi duke thënë se “Rama ishte babë për të gjithë”.

Ndërkohë, një qytetare tjetër, thotë: “Shyqyr që na erdhe, na kënaqe sytë”.

Diskutimi mes tyre:

Qytetarja: Ai është baba jonë

Rama: UNë baba jot?

Qytetarja: Jo jo, ti je babë për të gjithë

Rama: Unë e di që jam plak, por deri në këtë pikë..të paktën thuaj që jam shoku yt jo babai yt se më shkatërrove..

Qytetarja: Ti je babë për të gjithë..

Rama: Po e di moj e di..aman mër shpirt.

Qytetarja: Ty të ruajt i madhi Zot…

Ndërkohë, pak momente para kësaj bisede, Rama ishte përplasur me një grua, e cila akuzonte Vangjush Dakon për lejet e ndërtimit duke quajtur “xhuxhi”. Rama i tha gruas në fjalë që të largohej nga aty duke e quajtur provokatore.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!