Teuta është një fitore larg kualifikimit në Europa League dhe sot po luan në Vlorë përballë Flamurtarit vendas. Pjesa e parë dhuroi emocione dhe katër gola, me skuadrat që shkuan në pushim në barazim 2-2.
Lorenco Vila realizoi dy golat e ekipit durrsak, ndërsa Denis Pjeshka dhe Ardit Hoxhaj ishin autorët e golave të kuqezinjve vendas.
https://streamable.com/ujicm5
Teuta ka gjetur sërish rrugën e rrjetës në minutën e 64-t dhe tani kryeson 2-3. Rubin Hebaj është autori i golit. Sulmuesi shkodran u gjend në vendin e duhur dhe reagoi menjëherë pas pritjes së portierit vendas. /abcnews.al
Kategoria Superiore, java e 35-të
Flamurtari-Teuta 2-3
(Pjeshka 15′, Hoxhaj 27′ / Lorenco Vila 3′, 21′, Hebaj 64′)