VIDEO/ Teuta reziston vetëm 14 minuta, moldavët shënojnë në “Niko Dovana”

schedule19:16 - 7 Korrik, 2021

schedule 19:16 - 7 Korrik, 2021

Teuta ka mundur të rezistojë vetëm disa minuta ndaj Sheriff Tiraspol. Moldavët, të cilët ishin më aktivë dhe e tentuan më shumë portën kanë gjetur golin në minutën e 40 në “Niko Dovana”.

Ishte një gol i dyshimtë në fakt. Sulmuesi kryesor i skuadrës, Luvannor Henrique arriti të zotërojë një top të kthyer nga Frashëri pas një goditje të fortë nga jashtë zone.

Sulmuesi tund rrjetën, ka pak paqartësi në fushë për pozicionin e sulmuesin, me Teutën që proteston, por arbitri drejton dorën në mesin e fushës dhe e konsideron golin të rregullt. /abcnews.al