Teuta ka mundur të rezistojë vetëm disa minuta ndaj Sheriff Tiraspol. Moldavët, të cilët ishin më aktivë dhe e tentuan më shumë portën kanë gjetur golin në minutën e 40 në “Niko Dovana”.
Ishte një gol i dyshimtë në fakt. Sulmuesi kryesor i skuadrës, Luvannor Henrique arriti të zotërojë një top të kthyer nga Frashëri pas një goditje të fortë nga jashtë zone.
Sulmuesi tund rrjetën, ka pak paqartësi në fushë për pozicionin e sulmuesin, me Teutën që proteston, por arbitri drejton dorën në mesin e fushës dhe e konsideron golin të rregullt. /abcnews.al
https://streamable.com/i3e0kw