Kukësi dhe Tirana janë mposhtur ditën e sotme, ndërkohë që në Laç dhe në Fier nuk kishte fitues. Verilindorët e pësuan nga Partizani, që merr tre pikët e para me gola të Cardoso dhe Solomon, me një Kukës që tregon dobësi të mëdha në prapavijë edhe në sfidën e sotme.
Kampionët në fuqi përballeshin në Pogradec me Teutën, që i mund sërish. Lorenco Vila shënoi që në pjesën e parë. Durrsakët e ruajtën epërsinë deri në fund dhe morën tre pikët, duke u ngjitur në krye me Kastriotin për momentin.
Dy ndeshjet derbi, në Laç dhe në Fier, u mbyllën pa fitues. Kurbinasit shënuan të parët kundër Kastriotit me anë të Emiljano Mustës, kurse në minutat shtesë krutanët barazuan me anë të Plakut, edhe pse luanin me një lojtar më pak prej gati 30 minutash.
Në Fier pati katër gola. Haxhiu dhe Mihana shënuan për Apoloninë dhe i ëuan shifrat në 2-0, por Ndreca për Bylisin u kundërpërgjigj dhe e ndëshkoi dy herë skuadrën fierake. /abcnews.al
KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 2
E diel, më 8 nëntor, ora 13:45
Tirana-Teuta 0-1
Shënues: L. Vila 32
Kukësi-Partizani 0-2
Shënues: Cardoso 60′, Solomon 90′
Laçi-Kastrioti 1-1
Shënues: Musta 48′ / Plaku 93′
Apolonia-Bylisi 2-2
Shënues: Haxhiu 7’, Mihana 18’ / Ndreca 28′, 69′
GOLI I ANULUAR NË FIER, SHËNUAR NGA MURATAJ I BYLISIT
https://streamable.com/q4wuiv
EDISON NDRECA REALIZON PËR SKUADRËN E BYLISIT
GOLI I REDON MIHANËS PËR APOLONINË
https://streamable.com/s8fk4h