Teuta nuk ka mundur të marrë dot fitoren e dytë radhazi, pasi përballë Kukësit të vendit të dytë doli barazim 0-0.
Dy skuadrat u ndalën te shtyllat në pjesën e parë, teksa fillimisht ishte Emiljano Vila ai që rrezikoi portën e Tafas.
Në fundin e pjesës së parë Basa kishte mundësinë e artë të shënonte, por goditi shtyllën shumë pranë portës.
Pjesën e dytë skuadrat nuk kishin qartësinë e duhur për të shënuar golin e fitores dhe ndanë nga një pikë. Kukësi mbetet i dyti, me tre pikë më pak se Tirana që nesër luan në Laç.