Një trupë ushtarake e cila fluturonte nga Hawai në Guam u tmerruan kur motori i avionit të tyre mori flakë disa minuta pasi u ngrit në ajër.
Aeroplani, i Forcave të Armatosura të SHBA, kishte devijuar fluturimin drejt bazës ajrore në Hawai, piloti i të cilit kishte kërkuar një ulje të detyruar.
Një prej pasagjerëve regjistroi me video zjarrin dhe shkroi në rrjetet sociale: motori ynë mori flakë papritur”.
FLIGHT FRIGHT: Dramatic video from inside a military chartered flight shows a fire explode on the wing of the plane caused by a mechanical issue after taking off from Honolulu. The plane returned and landed safely with no injuries reported. https://t.co/AYrkHm3rmY pic.twitter.com/gSv3mpoJiY
— ABC News (@ABC) September 6, 2020
Sipas Forcave ajrore të SHBA-ve aeroplani u ul pa dëmtime serioze dhe pa të lënduar disa minuta më vonë.
Banorët e zonës mbi të cilën fluturoi aeroplani, përshkruan se kishin dëgjuar disa shpërthime gjatë fluturimit të avionit.
N.D./abcnews.al