Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në lagjen nr.10 në Korçë. Dy persona kanë humbur jetën.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur pranë një hoteli. Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara nga “ABC News” në vendngjarje ndodhet edhe policia dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të vrasjes.
Lidhur me këtë ngjarje të rëndë mësohet se shtetas Ilo Lluka ka qëlluar me armë zjarri drejt 40 vjeçarit Emiljano Pine banues në Korçë. Si pasojë e plagëve të marra, 40-vjeçari nuk ka arritur të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë rrugës për në spital.
Ndërsa theksohet se autori i dyshuar i krimit pasi ka qëlluar me armë zjarri ndaj 40-vjeçarit, dyshohet se ka vrarë veten me armën e krimit.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës armën e krimit, gëzhojat. Gjithashtu janë administruar dhe po këqyren pamjet filmike nga kamerat e sigurisë. Për këtë rast është krijuar një grup i posaçëm hetimor i cili po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes, si dhe për identifikimin e autorit të ngjarjes.
/abcnews.al/