VIDEO/ Super Qirko “frenon” Egnatian, “Demat” e Partizanit fitojnë për herë të 3-të Superkupën e Shqipërisë

schedule21:03 - 20 Dhjetor, 2023

schedule 21:03 - 20 Dhjetor, 2023

Pritej një përballje spektakolare dhe e tillë ishte. “Demat e Kuq” të Partizanit kanë arritur të triumfojnë ndaj “Rrogozhinasve” të Egnatias, në finalen e madhe të Superkupës së Shqipërisë, teksa në “mitikun” e Tiranës, “Air Albania” kanë mundur “zijeshilët” me rezultatin minimal, 1 me 0.

Goli i vetëm i sfidës erdhi në minutën e 38’-të nga “Topi i Artë” i Superiroes, Arinaldo Rrapaj, me këtë të fundit, që pasi merr një “dhurat” nga “gardiani” i Egnatias, Alen Sherri, nuk e ka aspak të vështirë të dërgojë topin në portën e boshatisur për të filluar festën e “Guerralisave” të pranishëm, në tribunat e stadiumit.

Në minutën e 70’-të “Rrogozhinasit” patën shansin më të mirë për të barazuar shifrat, mirëpo nga pika e bardhë e 11-metërshit, braziliani Fernando u “frenua” nga “gardiani” i “Demave”, Pano Qirko, me këtë të fundit, që mbrëmjen e kësaj të mërkure ka qenë i mrekullueshëm duke lënë “thatë” disa herë skuadrën e Edlir Tetovës, për t’i dhuruar trofeun të tijve.

Kështu, “Demat e Kuq” të Partizani ngrenë në qiellën e Tiranës trofeun e parë të këtij sezoni, trofe, i cili fitohet për herë të tretë nga “Të Kuqtë” e kryeqytetit, ndërsa “Rrogozhinasit” nuk arritën dot të shtonin një tjetër trofe në kabinetin e tyre. /i.m /abcnews.al

SHIKONI GOLIN

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!