VIDEO | Super Lazio, mposht Juventusin me të njëjtin rezultat dhe fiton Superkupën

schedule19:52 - 22 Dhjetor, 2019

schedule 19:52 - 22 Dhjetor, 2019

Fitorja e dytë rresht brenda një muajit dhe i njëjti rezultat. Lazio mposhti sërish 3-1 Juventusin, kësaj radhe në Arabinë Saudite, dhe fitoi me meritë trofeun e Superkupës së Italisë për herë të pestë në histori.

Ndeshja u zhbllokua pas çerek ore lojë dhe ishte ekipi i Inzaghit që gjeti golin. Lulic dhe Immobile krijuan golin, ndërsa Luis Alberto konkretizoi me një goditje të saktë brenda zonës.

Ekipi i Sarrit reagoi dhe ia doli të barazonte ndeshjen në fundin e pjesës së parë. Goditja e Ronaldos u prit nga Strakosha, por Paulo Dybala përfitoi dhe shënoi me portën e boshatisur.

Minuta e 73-të ishte deçizive dhe Lazio u rikthye në avantazh. Senad Lulic shënoi një gol të bukur, ndërsa Cataldi vulosi festën bardhekaltër në minutat shtesë të ndeshjes me anë të një goditje dënimi fantastike. /abcnews.al

Juventus – Lazio 1-3
(Dybala 45′ / Luis Alberto 16′, Lulic 73′, Cataldi 90+4′)