Vijojnë hetimet për persona të tjerë me origjinë iraniane, të cilët bashkëpunonin me anëtarë të celulaës terroriste iraniane që vepronte në Shqipëri.
Disa prej tyre dyshohet se do të ndihmonin për të sulmuar kampin e muxhahedinëve “Ashraf 3” në Manëz të Durrësit.
Shërbimi Informativ Shtetëror bashkë me antiterrorin e Policisë së Shtëtit kanë nisur kërkimët për të vërtetuar thëniet e Anetarit të Këshillit Kombëtar të rezistensës iraniane Ali Safavi gjatë një intervistës ekskluzive dhënë në ABC News.
Safavi përmendi tre emra, të cilët dyshohet se, janë pjesë e celulës iraniane. Dyshohet se personat që janë në verifikim do të ndihmonin anëtarëte e tjerë të grupit terroriste për të sulmuar kampin e muxhahedinëve “Ashraf 3” në Manzë të Durrësit në fund të marsit 2018.
Në total numri i personave që do të kryenin akte ekstremiste ka qenë 12 dhe rolet e tyre ishin specifikuar më herët nga kreu i gruput Peyman.
Nga verifikimi i sistemit TIMS ka rezultuar se nga 15 deri ne 30 mars 2018 kanë hyrë brenda territorit shqiptar më shumë se 20 persona me origjinë iraniane që janë skeduar nga agjencitë e inteligjencësh kombëtare dhe ndërkombëtare.
Dyshohet se largimi i anëtarëve të celules terroriste do të bëhej nga territori i Kosovës, ndërkohë që armët, municionet dhe lëndën shpërthyese do ta siguronin brenda terroritorit Shqiptar.
Personi kyç sipas policisë së Shtetit, që ka vepruar në territorin tonë ka qenë i ashtuquajtiri bosi i heroinës shtetasi turk Abduselam Turgut.
Ky i fundit kishte kontaktuar disa anëtar të botës së krimit në vendin tonë për t’i pajisuar me armë, siguruar vendstrehim dhe automjete, anëtarët e celulës terroriste iraniane, të cilët kishin si qëllimi sulmin e kampit të muxhahedinëve në Durrës.
Por hetimet zbuluan edhe një tjetar person të rëndësishëm Alireza Meghashazadeh një ish-anëtar i MEK që ka ndihmuar me video dhe foto krerët e regjimentit special të Gardës Revolucionare të Iranit ose të njohur ndryshe si Forcat “QUDS”.
Alireza ka mamanë e tij brenda kampit “MEK” në Manzsë të Durrësit dhe për këtë arsye ka hyrje dalje të shpeshta brenda territorit Shqiptar. Nurmi i muxhahedinëve që jetojnë në kampin “Hashraf 3” është 3 mijë. /abcnews.al