VIDEO/ Sulmi i kampionëve në formë, PSG triumfon me “poker”

schedule22:55 - 22 Janar, 2021

schedule 22:55 - 22 Janar, 2021

PSG siguroi fitoren e radhës në Ligue 1. Ekipi i Pochettinos mposhti 4-0 në shtëpi skuadrën e Montpellier, duke marrë fitoren e tretë radhazi në kampionat.

Sfida nisi keq për miqtë, të cilët mbeten me dhjetë lojtarë në minutën e 19-të. Portieri Jonas Omlin frenoi në mënyrë të parregullt Kylian Mbappe dhe arbitri kryesor i tregoi të kuqin.

 

Gjithçka u bë më e lehtë për kampionët në fuqi, të cilët zhbllokuan takimin pas gjysmë ore lojë. Mbappe dërgoi topin në rrjetë pas një asisti të marrë nga Di Maria, teksa tre golat e tjerë erdhën në pjesën e dytë.

 

Tre gola brenda tre minutave realizuan Neymar, Maurco Icardi dhe Mbappe, i cili e mbylli me dopietë sfidën e sotme. Vendi i parë dhe 45 pikë për PSG, tre më shumë se Lille që luan të dielën në fushën e Rennes. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!