VIDEO/ Suarez nderon Atleticon, Reali fiton në Bilbao! Disfatë e Barcelonës

schedule20:30 - 16 Maj, 2021

schedule 20:30 - 16 Maj, 2021

Dramë në LaLiga, por Atletico Madrid ia del ta ruajë vendin e parë pasi mposhti skuadrën e Osasuna. Real Madrid, që pa të mos i jepej një penallti në transfertën me Athletic Bilbao, fitoi 1-0 me një gol të Nacho në pjesën e dytë dhe mori në një moment kreun e klasifikimit.

Atletico Madrid u vu në siklet të madh, pasi Budimir me kokë i ndëshkoi në minutën e 75-të. Skuadra e Simeone kishte goditur shtyllën në fillim të ndeshjes me Suarez, kurse në nisje të pjesës së dytë VAR i hoqi një gol mbrojtësit Savic.

Nën disavantazh titulli ishte drejt Realit, por Atletico reagoi dhe barazoi shpejt me Renan Lodi. Dy minuta para përfundimit të kohës së rregullt, i zakonshmi Luis Suarez këtë herë nuk gaboi dhe e ccoi topin në rrjetë, duke i dhënë tre pikë të arta Atlëticos.

Ekipi i Simeone javën e fundit luan ndaj Valladolid, ekip që e ka jetë a vdekje për mbijetesë. Gjithsesi Atletico nuk duhet ta diskutojë këtë duel, që e çon te titulli kampion. Real Madrid luan ndaj Villareal, që sot siguroi pjesëmarrjen në kupat e Europës, pas fitores me Sevilla 4-0.

HUMBA E KATALANASVE – Barcelona është mposhtur në shtëpi nga Celta Vigo dhe heroi për skuadrën mike ishte Santi Mina, me dy gola të realizuar. Katalanasit ishin të parët që kaluan në epërsi, me një gol të Leo Messit me kokë.

Dhjetë minuta zgjati avantazhi, pasi Mina ndëshkoi Barcelonën. Lenglet në pjesën e dytë doli me karton të kuq dhe në fund Santi Mina shënoi edhe golin e fitores për skuadrën e Celta Vigo. /abcnews.al