Një operacion i koduar “Summer Storm” (Stuhi vere) i policisë së Lezhës ka vënë në pranga katër persona.
Tofik Koleci, 54 vjeç, Miri ( Ardit) Koleci, 32 vjeç, Mirand Qira, 42 vjeç, Ndriçim Doku, 39 vjeç të gjithë banues në Krujë u kapën në flagrancë në aksin rrugor Fushë Krujë-Mamurras.
Atyre iu sekuestruan 200 kilogramë lëndë narkotike marijuanë, 4 litër vaj hashahshi, 1 pistoletë me 7 fishekë, 2 automjete dhe 4 celularë.
Policia kishte ndjekur të arrestuarit prej disa javësh me metoda proaktive dhe gjithashtu vazhdojnë punën për evidentimin e personave të tjerë, të përfshirë në këtë veprimtari kriminale./abcnews.al