Durrësi është goditur nga një stuhi e fortë. Rrebeshe shiu dhe erëra të forta kanë përfshirë qytetin bregdetar. Siç shihet edhe nga pamjet që sjell ABC News, vendi është ‘mbuluar’ edhe nga një mjegull e dendur. Më herët autoritetet kanë bërë thirrje që drejtues të automjeteve, si edhe qytetarëve që të tregojnë kujdes dhe të shmangin lëvizjet në oraret problematike.
Gjithashtu edhe në Golem dhe Kavajë kanë nisur reshje të dendura shiu. Siç shihet edhe nga pamjet në zonën e plazhit janë mbyllur edhe çadrat e plazhit për shkak të shiut të rrëmbyeshëm.
/abcnews.al/

